KARRIERA

Për ne Atdheu është i pari. Ne punojmë çdo ditë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt.

Ne mirëpresim në komunitetin tonë të inteligjences individë me vlera të spikatura nga të gjitha fushat e ekspertizës për të ndërtuar së bashku rrugëtimin tonë.


Shërbimi Informativ i Shtetit ofron mundësi për zhvillim profesional dhe në karrierë për gjeneratat e reja brenda dhe jashtë vendit, duke u bazuar mbi kriteret e aftësisë, integritetit, objektivitetit, besueshmërisë, përkushtimit, iniciativës dhe punës në ekip.

Kultura jonë

Ne jemi krenar për njerëzit tanë.

Suksesi i çdo individi është suksesi ynë.

Besimi, respekti dhe të qenurit të barabartë, janë në themel të marrëdhënieve tona.

Ne punojmë së bashku dhe nxisim dhe frymëzojmë çdo ditë njëri-tjetrin për t'u rritur vazhdimisht personalisht dhe profesionalisht.

Ne njohim sakrificat e çdo individi dhe festojmë e gëzojmë së bashku për arritjet tona.

Pse duhet të zgjedhësh SHISH?

Ne mirëpresim njerëz nga të gjitha sferat e jetës dhe ofrojmë mundësi të barabarta. Të rinjtë e sapodiplomuar drejtohen dhe orientohen të ndërtojnë baza të qëndrueshme të sfondit profesional. Ata mbështeten dhe nxiten në zhvillimin e tyre personal dhe kanë mundësi të mësojnë vlera të shëndetshme për punën dhe shoqërinë.

Njerëzit me përvojë/eksperiencë drejtohen të ndjekin një karrierë të orientuar dhe afatgjatë. Trajnimi dhe zhvillimi i tyre është në fokus të programeve konkrete dhe të orientuara drejt lidershipit dhe menaxhimit të talenteve.

Për të përmbushur misionin tonë, mbrojtjen e atdheut dhe shtetasve tanë, ne punojmë dhe veprojmë së bashku, të udhëhequr nga një vizion i qartë dhe një sistem vlerash, që e bëjnë mjedisin tonë unik

Sfondi ynë profesional është i konsoliduar dhe i qëndrueshëm, tipologjia e shumëllojtë në interesa, eksperienca dhe përvojë në stafin tonë, na dallojnë në iniciativat tona për t'i dhënë zë çdokujt dhe për të marrë prej çdokujt prej nesh më të mirën.

Ne ofrojmë një sërë përfitimesh dhe kompesimesh si gjatë ciklit të jetës në SHISH ashtu dhe me programin e daljes në pension, të cilat janë rrjedhojë e përkushtimit dhe angazhimit në përmbushjen e misionit tonë. Ne gëzojmë Statusin e Punonjësit të SHISH, duke përfituar të drejta që rrjedhin nga ky Status.

Kriteret e punësimit

  • të jetë shtetas shqiptar;
  • të jetë jo më pak se 18 vjeç;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
  • të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi;
  • të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga administrata shtetërore për shkak të një shkelje të rëndë disipline;
  • të plotësojë kërkesat specifike të vendit të punës për të cilin konkurron, si njohjen e një ose disa gjuhëve të huaja, njohuritë e mira të punës në kompjuter, etj.

Vende pune

E ardhmja fillon këtu
Mundësi të barabarta për të gjithë

APLIKO TANI
Dërgo CV-në tënde me email:
info@shish.gov.al