RAPORT PUBLIK 2021

SHISH boton raportin e katërt publik.

Lexo më shumë

NJOFTIM

Mbi takimin mes krerëve të institucioneve informuese dhe ligjzbatuese në vend.

Lexo më shumë

Shërbimi Informativ i Shtetit

  • SHISH është institucion qendror që varet nga Kryeministri dhe drejtohet nga Drejtori. Veprimtaria e SHISH-it bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i SHISH-it emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit. Struktura dhe organika e SHISH-it propozohen nga Drejtori dhe miratohet nga Kryeministri.

    Parimet bazë të punës së këtij institucioni janë ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti. Lexo më shumë...

  • Krijimi i SHISH

    Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, u formua Qeveria, me kryeministër Ismail Qemalin, e cila filloi ngritjen e institucioneve të Shtetit Shqiptar. Ndër to, më 17 Dhjetor 1912, u mor vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në këtë vendim thuhej: “Të organizohet një shërbim i msheftë për vise të shkeluna të Shqipërisë”. Për organizimin e tij u ngarkuan persona konkretë, ndërmjet të cilëve Lef Nosi e Bajram Curri.

    Vazhdimësinë e shërbimit sekret shqiptar e shohim përsëri pas ardhjes së princ Vilhelm Vidit (në vitin 1913), gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj.

    Lexo më shumë...

  • Raporti Publik 2019

    Ky është raporti i dytë publik i Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai përmban informacion të paklasifikuar për punën e SHISH-it, për gjendjen në Shqipëri dhe në rajon. Botohet me qëllim informimin e publikut mbi veprimtarinë e SHISH-it, sfidat dhe kërcënimet me të cilat përballet vendi.

    Është i ngjashëm me raportet që prodhojnë shërbimet e fshehta në vendet demokratike.

    Lexo më shumë...

  • Raporti Publik 2020

    Shërbimi Informativ i Shtetit nis publikimin e Raportit Publik Nr.3, që përmbledh veprimtarinë e institucionit për vitin 2020.

    Lexo më shumë...


Vizioni ynë :

 “Të përpiqemi për të drejtët tënë… për të mirët të kombit tënë…”
                                              Sami Frashëri, vepra “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?”