- Drejtuesit

Inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit

Me propozim të Kryeministrit të Shqipërisë, znj. Suela Bedeni u emërua në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave për SHISH me VKM nr. 952, datë 16 tetor 2013.

Pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit që prej vitit 2002, znj. Bedeni ka shërbyer në detyra të ndryshme, duke mbuluar dhe funksione të larta drejtuese në Aparatin Qendror. Gjatë viteve të punës në Shërbim ka ndjekur me sukses një sërë trajnimesh dhe kursesh profesionale lidhur me çështje të sigurisë kombëtare e globale, të marrëdhënieve ndërkombëtare, etj.

Znj. Bedeni është angazhuar dhe si personel akademik me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës dhe atë të Mjekësisë.

Znj. Bedeni ka studiuar drejtësi, e diplomuar juriste; zotëron titullin Avokat. Gjithashtu ka përfunduar studimet universitare për gjuhë të huaja pranë FGJH/Universiteti i Tiranës.

Suela Bedeni u lind më 17 maj 1980 në Tiranë, ku dhe jeton me bashkëshortin dhe të birin.