- Drejtuesit

Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit

Helidon Bendo është emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10937, datë 05.11.2018. Z. Bendo është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995. Ai ka një eksperiencë të gjerë në detyra të ndryshme në Aparatin Qendror dhe bazë.

Z. Bendo është diplomuar për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit. Ai është mbajtës i disa vlerësimeve profesionale për kontribut në fushën e sigurisë kombëtare.

Z. Bendo ka lindur më 12 maj 1971, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Atij i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtojë dhe të kalojë kohë me familjen.