Drejtuesit
Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit
Drejtori i SHISH-it informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe Kryeministri për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar; përgjigjet për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, i cili duhet të jetë objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike dhe mbron metodat dhe burimet e informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.
Znj. Vlora Hyseni është emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës Nr. 51, datë 03.04.2023.
Zv/Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit
Zëvendësdrejtori i SHISH-it zëvendëson Drejtorin për kryerjen e detyrave. Me urdhër të Drejtorit të SHISH-it, Zëvendësdrejtorit i caktohen edhe detyra të tjera. Zëvendësdrejtori është nëpunësi i autorizuar i institucionit për problemet e planifikimit dhe të menaxhimit të fondeve financiare.
Prej gushtit 2022, detyrën e zëvendësdrejtorit të SHISH-it e mban z. Oljan Kanushi.
Inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit
Inspektori i Përgjithshëm i SHISH emërohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Inspektori i Përgjithshëm i raporton drejtpërsëdrejti Kryeministrit dhe është në varësi të Drejtorit të SHISH.
Inspektori i Përgjithshëm kryen inspektime dhe kontrolle në veprimet dhe veprimtarinë e SHISH, informon për shkeljet e ligjit dhe për probleme të tjera serioze që mund të hasen në veprimtarinë e SHISH dhe rekomandon veprime korrigjuese.
Prej tetorit 2013, detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm e mban znj.Suela Bedeni