PRODUKTI INFORMATIV
Në përgatitjen e produktit informativ,
SHISH-i ka mbajtur parasysh si
parametra kryesorë cilësinë, objektivitetin,
vijueshmërinë dhe dobinë.
Gjatë 2019-ës, ka vijuar me ritëm dinamik
informimi i autoriteteve kryesore si President,
Kryeministër, MEPJ, MPB e ministri
të tjera. Është intensifikuar bashkëpunimi
me institucionet dhe agjencitë ligjzbatuese si
DPPSH, Prokurorinë e Përgjithshme dhe të
Krimeve të Rënda, DPPP, etj. Po ashtu, edhe
bashkëpunimi me SHIVH partnere.
SHISH-i ka prodhuar për vitin 2019, 4087
informacione për klientët brenda dhe jashtë
vendit.
Krahasuar me vitin 2018, ka 486 produkte
informative më shumë, ose rreth 13% më
shumë.
Produkti informativ i SHISH-it në 2019

Peshën kryesore në Produktin Informativ të destinuar për klientët brenda vendit e zë informimi në nivel qendror me 1090 informacione, i cili përbën 63% të totalit, ndërsa ndarjet në nivel vendor me 631 informacione, ose 37% të totalit.
Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit, Presidentin e Republikës, me 248 informacione, kundrejt 243 në total gjatë vitit 2018; Kryeministrin e Shqipërisë, me 290 informacione kundrejt 278 informacione në total gjatë vitit 2018; Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme me 137 informacione, kundrejt 154 në 2018-ën, Ministrinë e Brendshme me 108 informacione, kundrejt 80 informacione në total në 2018. Gjithashtu, MM 15 informacione, MD 18 informacione, MIE 17 informacione, DATAK 28 informacione si dhe ministritë e tjera të linjës sipas specifikës.
Vijon trendi pozitiv i informimit për autoritetet e larta shtetërore dhe në nivel qendror të agjencive ligjzbatuese. Me klientët në fushën e hetimit dhe të zbatimit të ligjit,
SHISH-i ka vijuar me kontribute në bashkëpunimin me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit, DPPPP si dhe institucionet e tjera. Produkti informativ për Prokurorinë është gjithsej 312 informacione,
ku peshën kryesore e zë Prokuroria e Krimeve të Rënda (PKR) me 184 informacione, PP me 76 informacione,
PRRGJ-të me 52 informacione, DPPSH me 431 informacione kundrejt 346 gjatë vitit 2018, DVP-të me 597 informacione, kundrejt 325 në vitin 2018, DPPPP me 50 informacione, si dhe institucione të tjera.
SHISH-I NË NISMA SOCIALE DHE HUMANITARE
Shërbimi Informativ i Shtetit është i
angazhuar në nisma dhe veprimtari
me karakter social e humanitar. SHISH-i nxit
vullnetarizmin dhe veprimtaritë humanitare
mes punonjësve të tij.
Gjatë vitit 2019, punonjësit e SHISH-it iu bashkuan nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut. Nën asistencën e strukturave të Kryqit të Kuq,
dhjetëra punonjës dhuruan gjak në ndihmë të lehtësimit të një shqetësimi mjaft serioz, siç është mungesa e gjakut të mjaftueshëm në spitalet tona, si dhe në shprehje të humanizmit dhe mbështetjes ndaj fëmijëve talasemikë.
Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë dhe punonjësit e SHISH-it janë të vetëdijshëm se, gjaku është jetik, nuk mjafton kurrë dhe kërkohet në çdo kohë për përdorim të menjëhershëm.
Prej disa vitesh, punonjësit e SHISH-i në nisma sociale dhe humanitare Shërbimit konsiderohen dhurues të rregullt të gjakut dhe janë vlerësuar e përshëndetur edhe nga Kryqi i Kuq për mbështetjen që japin.
Dhurimi i gjakut nuk ishte i vetmi
angazhim social i SHISH-it. Në fund të
vitit, punonjësit e SHISH-it u angazhuan
në një fushatë disaditore për mbledhjen
dhe dhurimin e fondeve në ndihmë të të
dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në çdo njësi të Shërbimit, u grumbulluan
fonde për t’u ardhur sadopak në ndihmë
familjeve që humbën banesat apo u gjendën
në kushte të vështira sociale-ekonomike pas
fatkeqësisë natyrore. Shuma e mbledhur nga
punonjësit e SHISH-it u depozitua pranë
llogarisë së krijuar nga qeveria shqiptare për
të mbështetur të prekurit nga tërmeti.