ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Gjendja aktuale
Struktura e SHISH-it, në fund të vitit 2019, është e plotësuar me masën 94% të numrit të përgjithshëm, ku 5% të vendeve vakante i kanë kaluar të gjitha proceset e konkurrimit dhe po u nënshtrohen trajnime¬ve 6-mujore. Në SHISH, 77% e punonjësve janë mesh¬kuj dhe 23% femra, çka dëshmon përparim në respektimin e barazisë gjinore, pavarësisht se mbetet ende për t’u bërë në këtë drejtim. Drejtues në SHISH janë 13% të numrit to¬tal të punonjësve, ndërsa 3% e tyre janë drejtuese femra. Mosha mesatare e punonjësve të SHISH-it për vitin 2019 ishte 44 vjeç.

Rekrutimi i Burimeve Njerëzore në 2019
Rekrutimi i Burimeve Njerëzore është një ndër sfidat kryesore të punës në SHISH, për tërheqje të burimeve njerëzore me një kapacitet të lartë profesional, të fokusuar në rezul¬tate dhe në përmbushjen e roleve të ndryshme, duke plotësuar nevojat dhe ruajtur balancat.
Procedura e rekrutimeve është e bazuar në rregullore të miratuara dhe kalon të gjitha fazat si më poshtë:
• Studimi paraprak të vendeve të lira në momentin e vlerësimit, në numrin mesatar të punonjësve që, për arsye familjare, shën¬detësore apo të tjera, mund të kërkojnë liri¬min nga SHISH-i, në numrin e punonjësve që mbushin kriteret për pension pleqërie si dhe nevojat që ka Shërbimi për burime njerëzore me aftësi apo gjuhë të rralla.
• Rekrutimi për inspektor në SHISH për vitin 2019 ka kohëzgjatje për një periudhë 6 mujore deri në përcaktimin e kandidatëve fitues duke kaluar nëpër fazat që përcaktojnë aktet ligjore e nënligjore, e konkretisht:
• Shpalljen e nevojave për punonjës në dy gazeta kombëtare me tirazh më të madh, shpallja në faqen zyrtare të internetit të SHISH-it, mbledhja e dokumentacionit të kandidatëve (aplikantëve), përgatitja e statis¬tikave të plota dhe të detajuara për të dhënat e të gjithë kandidatëve, përzgjedhja e kandi¬datëve që plotësojnë kriteret dhe që do t’i nën¬shtrohen testimit me shkrim dhe me gojë, si dhe përcaktimi i kandidateve fitues që do t’i nënshtrohen verifikimit të kushtit të sigurisë.
Përveç pranimeve me konkurrim, në SHISH janë rekrutuar edhe shtetas që paraqesin kërkesë të drejtpërdrejtë, nëpër¬mjet adresës transparenca@shish.gov.al ose kur rekomandohen nga punonjës të SHISH-it dhe paraqesin cilësi të veçanta e të kërkuara nga ana jonë.

Trajnimet
Për arritjen e objektivave të ngarkuara, njësitë e ndryshme në SHISH e kanë të do¬mosdoshme kryerjen e vazhdueshme të trajnimit të punonjësve nga strukturat e brend¬shme të SHISH-it, institucionet e sigurisë në vend, shërbimet partnere në kuadër të bash¬këpunimit dhe institucione të tjera.
Për vitin 2019, janë trajnuar në kurse afat-gjata 1 deri 4 muaj 3.6% e punonjësve, si dhe trajnimi 6 mujor i kandidatëve për inspektor në SHISH zë rreth 4% të numrit të përgjith¬shëm. Trajnimeve afatshkurtra 1-3 ditore u janë nënshtruar afro 40% e punonjësve aktualë.

(Pjesë nga Raporti Vjetor 2019)