Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

  • Struktura organizative/Organigrama
  • Organizimi dhe struktura e Shërbimit Informativ të Shtetit miratohen nga Kryeministri dhe janë të klasifikuara “Sekret”. Struktura aktuale e SHISH është miratuar me urdhrin e Kryeministrit nr. 78, datë 16.06.2020 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës së SHISH”,– i klasifikuar “Sekret”. Veprimtaria informative e SHISH mbështetet me strukturat legale dhe të fshehta.

    Shërbimi Informativ i Shtetit drejtohet nga Drejtori, i cili përgjigjet për veprimtarinë e tij.

    Drejtori e zëvendësdrejtori i tij emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit. Punonjësit e tjerë emërohen e shkarkohen nga Drejtori i SHISH.

    Struktura dhe organika e SHISH është tërësia e njësive dhe hallkave të institucionit, të organizuara në mënyrë hierarkike, që bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë ndërmjet tyre për realizimin e detyrave të ngarkuara, në funksion të përmbushjes së misionit dhe detyrave të SHISH-it.

    Organizimi dhe struktura e SHISH miratohen nga Kryeministri dhe janë të klasifikuara në nivelin “sekret”.

    Funksionimi i brendshëm i SHISH rregullohet nëpërmjet akteve normative të miratuara nga Drejtori i SHISH.

  • Struktura e pagave
  • Shërbimi Informativ i Shtetit, në zbatim të nenit 10 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, përjashtohet nga detyrimet që kërkojnë publikimin e metodave të punës dhe të burimeve të informacionit, të informacionit të klasifikuar, të strukturave, të funksioneve, të emrave, të titujve zyrtarë, të pagave e të numrit të personelit.

  • Funksionet dhe detyrat e A.P
  • SHISH në zbatim të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, është organ informativ në funksion të sigurimit kombëtar, që vepron në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Shqipërisë.

    Shërbimi Informativ Kombëtar siguron informacionin e domosdoshëm nga zbulimi dhe kundërzbulimi për problemet që lidhen me sigurimin kombëtar. SHISH e ushtron veprimtarinë e vet duke përdorur mënyra dhe mjete të ligjshme.

    Detyra kryesore të SHISH:

    Mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar.

    Kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit kushtetues.

    Mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve, për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë, për krimet kundër mjedisit.

    Mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare.

    Mbron sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, të punonjësve dhe të pasurisë me mjete të përshtatshme, duke përfshirë verifikimin e kualifikimin e kandidatëve, të të punësuarve e të kontraktuesve.

    Kryen veprimtari mbështetëse tekniko-administrative, sipas nevojave për realizimin e funksioneve të mësipërme.

    Për realizimin e detyrave të mësipërme SHISH ruan raporte të drejta ndërmjet nevojës së sigurimit të informacionit të domosdoshëm dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

    Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së këtij organi.

  • CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të    procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
  • Helidon Bendo është emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10937, datë 05.11.2018.

    Prej tetorit 2013, detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm e mban znj.Suela Bedeni

    Në nenin 10 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, SHISH përjashtohet nga detyrimet që kërkojnë publikimin e metodave të punës dhe të burimeve të informacionit, të informacionit të klasifikuar, të strukturave, të funksioneve, të emrave, të titujve zyrtarë, të pagave e të numrit të personelit. Statusi i Drejtorit, për efekte trajtimi ekonomik, njësohet me atë të një ministri, ndërsa ai i zëvendësdrejtorit me atë të një zëvendësministri.

    • Drejtori i SHISH ka këto detyra:

    Informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar.

    Përgjigjet për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, i cili duhet të jetë objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike.

    Mbron metodat dhe burimet e informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.

    Statusi i tij, për efekte trajtimi ekonomik, njësohet me atë të një ministri, ndërsa ai i zëvendësdrejtorit të SHISH-it me atë të një zëvendësministri.

    • Raportimi:

    Drejtori i SHISH informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar.

    Drejtori i SHISH i raporton Komisionit të Sigurisë të paktën një herë në vit në mënyrë të tillë që të mbrohen burimet dhe informacioni i klasifikuar.

    Drejtori i SHISH raporton edhe në Këshillin e Ministrave, sipas përcaktimit të Kryeministrit.

    • Zëvendësdrejtori i SHISH zëvendëson Drejtorin për kryerjen e detyrave në rastet e mungesave apo delegimeve, të pamundësisë apo të paaftësisë fizike për të vepruar ose për shkak të një pengese ligjore.

    Zëvendësdrejtori i SHISH është nëpunësi i autorizuar i institucionit për problemet e planifikimit dhe të menaxhimit të fondeve financiare.

    Zëvendësdrejtori i SHISH gëzon kompetenca dhe kryen detyra të tjera, që parashikohen në aktet nënligjore përkatëse.

    • Këshilli i Ministrave emëron një inspektor të përgjithshëm përgjegjës për kryerjen e inspektimeve në veprimet e SHISH.

    Emërimi i tij bëhet në përputhje me standardet e sigurimit dhe të përvojës së mëparshme në këtë fushë.

    Inspektori i përgjithshëm i raporton drejtpërsëdrejti Kryeministrit dhe është nën varësinë e Drejtorit të SHISH, i cili mund ta ndalojë inspektorin e përgjithshëm nga ndonjë inspektim, nëse ai e sheh të domosdoshme një gjë të tillë për mbrojtjen e interesave të sigurimit kombëtar, duke informuar menjëherë Kryeministrin.

  • Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të SHISH për të marrë vendime
  • Shërbimi Informativ i Shtetit drejtohet nga Drejtori, i cili përgjigjet për veprimtarinë e tij.

    SHISH ka një strukturë të organizuar në mënyrë hierarkike, Drejtori i SHISH është drejtuesi më i lartë, që emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit.

    Drejtori i SHISH drejton, organizon, kontrollon dhe përgjigjet për veprimtarinë e SHISH, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e RSH. Vendimmarrja në SHISH i takon Drejtorit të SHISH, duke u konsultuar me njësitë përkatëse. Kësaj vendimmarrjeje i vjen në ndihmë jo vetëm struktura organizative e SHISH por edhe organizma të ngritura në zbatim të akteve normative të brendshme.

  • Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e SHISH ( Përfshirë adresën    postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
  • • Një kërkesë për informim duhet të përmbajë:

    1. Emër/Mbiemër të kërkuesit;

    2. Adresa postare ku kërkohet të dërgohet informacioni;

    3. Adresa elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;

    4. Përshkrim i detajuar i informacionit të kërkuar;

    5. Çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar;

    6. Formatin në të cilin preferohet informacioni;

    7. Nr. Kontakti;

    8. Nënshkrimi;

    9. Data.

    • Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë fizike në adresën postare: Rruga “Kongresi i Manastirit”, nga ora 08:00 – 16:30, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij, ose me postë elektronike në adresën transparenca@shish.gov.al.dhe nr. kontakti 044540829.

    • Për të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna në përgjigje të tyre, SHISH mban dhe bën publik një regjistër të posaçëm. Ky regjistër përditësohet çdo 3 muaj dhe publikohet në faqen e internetit të SHISH, si dhe në mjediset e pritjes së publikut në zyrat. Identiteti i kërkuesve të informacionit nuk pasqyrohet në regjistër.

    • “Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve i Rishikuar”, është përpiluar sipas modelit të miratuar me Urdhrin nr.188, datë 18.12.2020 e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale.

    • AFATET DHE MËNYRA E KTHIMIT TË PËRGJIGJEVE

    • Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.

    • Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.

    • Afati i parashikuar me lart mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:

    a)nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;

    b)nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;

    c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.

    • Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të konsiderohet refuzim.

    • PROCEDURAT PËR SHQYRTIMIN E ANKESAVE

    1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me nenin 24 dhe 25 të këtij ligji.

    2. Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:

    a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;

    b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.

    3. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.

    4. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.

    5. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vendos:

    a) mospranimin e ankesës kur:

    i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2;

    ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;

    iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;

    b)pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;

    c)rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;

    ç) afatin, brenda të cilit autoriteti publik duhet të zbatojë urdhrin.

    6. Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.

    7. Kërkuesi ose autoriteti publik ka të drejtë ta ankimojë vendimin e komisionerit në gjykatën administrative kompetente.

    8. Ankimimi administrativ bëhet sipas Kodit të Procedurave Administrative, si një ndër rrugët themelore për garantimin e ligjshmërisë, nëpërmjet:

    a) Kërkesës joformale e cila ka kuptimin e një ankese të thjeshtë;

    b) Apelimit, i cili është një mjet juridik më i plotë, pasi kërkon respektimin e një procedurë të veçantë shqyrtimi;

    c) Palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar ankimin administrative.

  • Koordinatori/Emri mbiemri  BLERINA PERSHPALI
  • E-mail  transparenca@shish.gov.al
  • Nr. i gjelbër
  • Tel  044540829
  • Adresa  Rruga: "Kongresi i Manastirit" Tiranë
  • Orari
  • Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
  • Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
  • Sipas ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.
    SHISH si çdo Autoritet Publik, është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.
    Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
    Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.

    Një kërkesë për informim duhet të përmbajë:

    1. Emër/Mbiemër të kërkuesit;
    2. Adresa postare ku kërkohet të dërgohet informacioni;
    3. Adresa elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
    4. Përshkrim i detajuar i informacionit të kërkuar;
    5. Çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar;
    6. Formatin në të cilin preferohet informacioni;
    7. Nr. Kontakti;
    8. Nënshkrimi;
    9. Data.

    • Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë fizike në adresën postare: Rruga “Kongresi i Manastirit”, nga ora 08:00 – 16:30, ose me postë elektronike transparenca@shish.gov.al., duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.

    • Kërkesa për informim bëhet sipas Modelit nr.1 - “Kërkesë për informim” (modeli nr. 1)

    • Koordinatorit për të drejtën e informimit të SHISH është Moljona Tufina, me adresë elektronike: transparenca@shish.gov.al., dhe nr. kontakti 044540829.

    E drejta e ankimit

    1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me nenin 24 dhe 25 të këtij ligji.

    2. Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
    a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
    b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.

    Ankimi bëhet sipas Modelit nr.6 – “Formular Ankese” - drejtuar Komisionerit për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (model nr. 6)

    3. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.

    4. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.

    5. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vendos: a) mospranimin e ankesës kur:
    i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 4;
    ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;
    iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;

    b)pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;

    c)rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;

    ç) afatin, brenda të cilit autoriteti publik duhet të zbatojë urdhrin.

    6. Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.

    7. Kërkuesi ose autoriteti publik ka të drejtë ta ankimojë vendimin e komisionerit në gjykatën administrative kompetente.

    8. Ankimimi administrativ bëhet sipas Kodit të Procedurave Administrative, si një ndër rrugët themelore për garantimin e ligjshmërisë, nëpërmjet:
    a) Kërkesës joformale e cila ka kuptimin e një ankese të thjeshtë;
    b) Apelimit, i cili është një mjet juridik më i plotë, pasi kërkon respektimin e një procedurë të veçantë shqyrtimi;
    c) Palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar ankimin administrative.

  • Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë)
  • Planet strategjike të punës
  • Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
  • Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AP
  • Institucionet që legjitimohen në ushtrimin dhe të drejtën e kontrollit mbi Shërbimin Informativ të Shtetit janë:
    1) Presidenti;
    2) Kuvendi;
      a) Komisioni i Përhershëm Parlamentar për Sigurinë Kombëtare;
      b) Komisioni hetimor;
    3) Kryeministri;
    4) Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit;
    5) Kontrolli i Lartë i Shtetit;
    6) Prokurori i Përgjithshëm;
    7) Avokati i Popullit;
    8) Inspektori i Përgjithshëm.

    1) Presidenti
    • Në bazë të nenit 5 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, Drejtori i SHISH informon dhe raporton te Presidenti i Republikës.
    • Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i SHISH emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit.

    2) Kuvendi

    A. Komisioni për Sigurinë Kombëtare
    • Në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, veprimtaria e Shërbimit Informativ të Shtetit kontrollohet nga Kuvendi, nëpërmjet Komisioni për Sigurinë Kombëtare (Komision i Përhershëm).
    • Në bazë të rregullores së Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004 “Mbi organizimin dhe funksionimin e Kuvendit”, e ndryshuar vendimin e Kuvendit nr.15, datë 27.12.2005 dhe nr.193, datë 7.7.2008 funksionon Komisioni për Sigurinë Kombëtare, ku ndër fushat e përgjegjësisë së tij është edhe mbikëqyrja e veprimtarisë së shërbimeve sekrete.
    • Veprimtaria e Shërbimit Informativ të Shtetit, kontrollohet nga Kuvendi nëpërmjet Komisionit për Sigurinë Kombëtare të ngritur për këtë qëllim. Drejtori i SHISH, i raporton komisionit të paktën një herë në vit. Raportimet në këtë komision bëhen në mënyrë të tillë që të mbrohen burimet dhe informacioni i klasifikuar.
    • Komisioni për Sigurinë Kombëtare, brenda fushave përkatëse të përgjegjësisë mund të kryejnë kontrolle ose të kërkojnë dokumentacione që i konsiderojnë të nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje të caktuar.
    • Komisioni për Sigurinë Kombëtare, i ngritur sipas nenit 7 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, kontrollon përdorimin e fondeve për veprimtari specifike operative të SHISH.

    B. Komisioni hetimor
    • Në bazë të pikës 2 dhe 3 të nenit 77 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e miratuar me ligjin nr.8417, datë 21.10,1998, Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Pra veprimtaria e SHISH-it kontrollohet dhe me anë të komisionit të hetimit për çështje të veçanta.

    3. Kryeministri
    • Në bazë të nenit 4 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, Shërbimi Informativ i Shtetit varet nga Kryeministri.
    • Në bazë të nenit 5 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i SHISH emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit. Drejtori i SHISH informon dhe raporton te Kryeministri.
    • Organizimi dhe struktura e Shërbimit Informativ të Shtetit miratohen nga Kryeministri.
    • Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.17, datë 21.1.2000 “Për përdorimin edhe kontrollin e fondeve publike për veprimtari specifike operative, të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar, fondi për veprimtari specifike operative të SHISH-it, kontrollohet nga Kryeministri ose funksionari i autorizuar prej tij, jo më pak se një herë në vit.

    3.1Këshilli i Ministrave
    • Në zbatim të nenit 7 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, Drejtori i SHISH-it raporton në Këshillin e Ministrave, sipas përcaktimit të Kryeministrit.
    • Sipas nenit 6 të ligjit të mësipërm, ndalohet përdorimi i procedurave e hartuara nga Drejtori dhe të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, ndaj deputetëve të Kuvendit, pa marrë më parë autorizimin me shkrim nga Kryetari i Kuvendit dhe ndaj anëtarëve të Këshillit të Ministrave, pa marrë më parë autorizimin me shkrim nga Kryeministri.

    3.2Inspektori I Përgjithshëm
    Inspektori i Përgjithshëm emërohet në bazë të paragrafit të parë të nenit 12 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar.
    Këshilli i Ministrave emëron një inspektor të përgjithshëm përgjegjës për kryerjen e inspektimeve në veprimet e SHISH. Emërimi i tij bëhet në përputhje me standardet e sigurimit dhe të përvojës së mëparshme në këtë fushë.
    Inspektori i përgjithshëm i raporton drejtpërsëdrejti Kryeministrit dhe është nën varësinë e Drejtorit, i cili mund ta ndalojë inspektorin e përgjithshëm nga ndonjë inspektim, nëse ai e sheh të domosdoshme një gjë të tillë për mbrojtjen e interesave të sigurimit kombëtar, duke informuar menjëherë Kryeministrin.
    Inspektori i përgjithshëm ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi veprimtarinë e SHISH. Inspektori i përgjithshëm informon Drejtorin e për shkeljet e ligjit dhe për probleme të tjera serioze që mund të hasen në veprimtarinë e institucionit, rekomandon veprime korrigjuese dhe merr përsipër mbrojtjen e informacionit të klasifikuar gjatë përgatitjes së raportit.
    Nisur nga emërtesa, vartësia dhe detyrat e tij, rezulton se Inspektori i Përgjithshëm ka vartësi të dyfishtë, nga Këshilli i Ministrave dhe Drejtori i SHISH, emërohet nga Këshilli i Ministrave, i raporton drejtpërsëdrejti Kryeministrit, por është nën varësinë e Drejtorit të SHISH, i cili mund ta ndalojë atë nga ndonjë inspektim, nëse e sheh të domosdoshme një gjë të tillë për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare, por duke e informuar menjëherë Kryeministrin. Në këtë formë organizimi të tij, ky organ është njëkohësisht kontrolli i jashtëm dhe i brendshëm mbi veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Shtetit.

    Sipas paragrafit të tretë të nenit 12 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, Inspektori i Përgjithshëm ka këto kompetenca:
    -Ushtron kontroll mbi veprimtarinë e SHISH.
    -Informon Drejtorin e SHISH për shkelje të ligjit dhe për probleme serioze që mund të hasen në veprimtarinë e SHISH.
    -Rekomandon veprime për korrigjimin e situatës së kundërligjshme.
    -Mbron informacionin e klasifikuar gjatë përgatitjes së raportit të inspektimit.

    4. Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit
    • Një hallkë tjetër kontrolli është dhe Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, e cila bën vlerësimin e aktivitetit ekonomiko-financiar dhe të menaxhimit të fondeve buxhetore.
    • Ajo e ushtron këtë veprimtari në zbatim të ligjit nr.9720, datë 23.4.2007 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”.

    5. Kontrolli i Lartë i Shtetit
    • Kontrolli i Lartë i Shtetit në bazë të nenit 163 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, kontrollon përdorimin efektiv dhe të dobishëm të fondeve publike, zhvillimin e miradministrimit financiar, si dhe kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në fushën ekonomike dhe financiare në SHISH.

    6. Prokurori i Përgjithshëm
    • Prokurori i Përgjithshëm në zbatim të nenit 6 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi zbatimin e procedurave të hartuara nga Drejtori i SHISH dhe të miratuara prej tij.
    • Sipas ndryshimeve ligjore, konkretisht ligji nr.69/2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9157, datë 4.12.2003 “Për përgjimin e komunikimeve elektronike”, i ndryshuar, kompetenca për dhënien e të drejtës për miratim/refuzim për përgjimin e komunikimeve elektronike nuk është e Prokurorit të Përgjithshëm ose të autorizuarit prej tij, por ka kaluar tek Kryetarit të Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose, në mungesë të tij, Zëvendëskryetarit.
    • Kryetari i Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose, në mungesë të tij, zëvendëskryetari, pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Financave, Drejtorit të SHISH-it, Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe çdo ministrie që ka në varësi shërbime informative/policore të krijuara me ligj, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve elektronike. Kërkesa për përgjim shqyrtohet nga gjykata brenda 48 orëve nga momenti i paraqitjes së saj.

    7. Avokati i Popullit
    • Në bazë të nenit 60 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike.
    • Sipas nenit 20 të ligjit nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, Avokati i Popullit, ka të drejtë të kërkojë edhe informacione apo dokumente, që lidhen me çështjet në shqyrtim, të klasifikuara si sekret shtetëror. Në këto raste, ai është i detyruar të respektojë kërkesat për ruajtjen e sekretit shtetëror.
    • Sipas kreut V, neni 31 të ligjit nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, Zyra e Avokatit të Popullit, ndahet në 3 seksione të specializuara, një ndër të cilat është Seksioni për policinë, shërbimin sekret, burgjet, Forcat e Armatosura dhe pushtetin gjyqësor.

  • Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
  • Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
  • Donacione, sponsorizime
  • Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
  • • Shërbimi Informativ i Shtetit ka buxhetin e tij vjetor. Aktet ligjore e nënligjore në fuqi për përdorimin dhe kontrollin e fondeve publike nuk zbatohen për veprimtari specifike operative të SHISH. Përdorimi dhe kontrolli i fondeve të kësaj veprimtarie rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Brenda buxhetit vjetor të SHISH është i planifikuar edhe fondi për veprimtari specifike operative.

    • Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.17, datë 21.1.2000 “Për përdorimin edhe kontrollin e fondeve publike për veprimtari specifike operative, të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar, fondi për veprimtari specifike operative të SHISH-it, kontrollohet nga Kryeministri ose funksionari i autorizuar prej tij, jo më pak se një herë në vit.

        Viti        Plan me ndryshime        Fakti (12 mujor)
        2013        1.254.428                      1.238.200
        2014        1.430.903                      1.345.396
        2015        1,366,285                      1,357,308
        2016        1,412,451                      1,371,416
        2017        1,513,382                      1,477,038
        2018        1,481,039                      1,450,604
        2019        1,629,809                      1,573,189
        2020        1,736,500                      1,685,900
        2021        1,872,221                      248,906 (Fakt 2 mujor)

  • Buxheti 2018;

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

  • Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
  • Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
  • Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
  • Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
  • MBI KONTRATAT E REALIZUARA GJATË VITEVE 2015-2019 Kliko ketu...

    I. Procedura të kryera nga SHISH-AQ; Kliko ketu...

    II. Procedura sipas legjislacionit; Kliko ketu...

    III. Procedura të kryera nga ABP për llogari të SHISH; Kliko ketu...

    IV. Procedura të kryera nga AKSHI, për llogari të SHISH Kliko ketu...

    V. Procedura të kryera nga DPA për llogari të SHISH Kliko ketu...

    PARASHIKIMI 2021 Kliko ketu...

    PARASHIKIMI 22.06.2021 Kliko ketu...

    REALIZIMI 2021 Kliko ketu...

    REALIZIMI 10 MUJOR Kliko ketu...

    Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë

  • tarifat përkatëse (nëse ka)
  • formular aplikimi
  • afati kohor
  • procedurë ankimimi
  • standardet për cilësinë e shërbimit
  • Shërbimet që ofrohen nga SHISH, si më poshtë:

    • Vërtetime për ish-punonjës, vitet e punës në SHISH;
    • Plotësimi i librezave të punës të ish-punonjësve të SHISH;
    • Praktika shkresore sipas kërkesave për përfitimet suplementare, pensionet e invaliditetit, pleqërisë dhe familjare;
    • Praktika shkresore mbi kërkesat dhe ankesat e qytetarëve të ndryshëm;
    • Vërtetime të ndryshme, mbi vitet e punës në këtë institucion, për ish punonjës.
    • Në zyrën e pritjes me publikun, janë vënë në dispozicion Formularë aplikimi, ku kërkohen të dhëna për të qartësuar kërkesën. Më së shumti ka kërkesa për pajisje me vërtetime të ndryshme, si koha kur i interesuari ka punuar në SHISH, kërkesa për përfitime suplementare, pension invaliditeti, pleqërie dhe familjare. Njësia që merret me menaxhimin e Burimeve Njerëzore bën verifikimet e nevojshme, si në arkivat e saj ashtu edhe në Arkivin e SHISH, dhe brenda afatit ligjor, lëshon vërtetimin për aplikanti i interesuar sipas kërkesës.
    • Për lëshimin e këtyre vërtetimeve nuk ka tarifë.

Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.

  • Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
  • Nisur nga natyra e punës, SHISH është organ informativ në funksion të sigurimit kombëtar, që vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar.

    Ligji nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin Publik” zbatohet për rregullat dhe procedurat e njoftimit e të konsultimit publik që zhvillohen nga organet publike në proceset politikbërëse e vendimmarrëse.
    Në nenin 4 të këtij ligji janë përcaktuar edhe rastet përjashtimore, ku nuk zbatohen dispozitat e këtij ligji gjatë procesit të vendimmarrjes që lidhet me: Çështjen e sigurisë kombëtare, për aq sa ato përbëjnë sekret shtetëror, sipas ligjit për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”;

    Sqarojmë se SHISH nuk ka iniciativë ligjore por harton dhe jep mendime, për projekt akte të ndryshme, si të agjencive të tjera të inteligjencës që janë të përjashtuara nga ligji nr.146/2014 SHISH si një organ informativ në funksion të Sigurisë Kombëtare, ka një bashkëpunim të frytshëm me Kuvendin e Shqipërisë në dhënien e mendimeve dhe sugjerimeve mbi hartimin e legjislacionit për sigurinë dhe mbrojtjen, dokumente strategjike, apo projektligje kur kjo gjë kërkohet.

  • Lista e dokumenteve që administrohen nga AP me afatet e ruajtjes
  • Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
  • LISTA E DOKUMENTEVE QË ADMINISTROHEN SHISH ME AFATET E RUAJTJES

    FORMËN E DOKUMENTEVE/ INFORMACIONEVE (ELEKTRONIK, FIZIK, VIDEO, FOTO, AUDIO)

    • SHISH ka 2 lloje sistemesh për evidentimin, ruajtjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e dokumentacionit:

    “Arkiv i Sistemit” do të kuptojmë arkivin që funksionon në mënyrë të përhershme në SHISH, i cili evidenton, ruan, përpunon dhe vë në shfrytëzim dokumente të çdo lloji të krijuara nga SHISH.

    “Arkiv në Veprim” do të kuptojmë arkivin që funksionon për një afat deri në 10 vjet nga momenti i krijimit të dokumenteve të çdo lloji, deri në dorëzimin e tyre në Arkivin e Sistemit.

    Lista e dokumenteve me afatet e ruajtjes në SHISH është e klasifikuar në nivelin “sekret”, në zbatim të ligjit nr.8457 datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, i ndryshuar, ligjit 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”, i ndryshuar, të Rregullores “Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në RSH”, të rregullores “Për Komisionin Qendror të Ekspertizës, të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

    FORMA E DOKUMENTEVE/ INFORMACIONEVE (ELEKTRONIK, FIZIK, VIDEO, FOTO AUDIO)

    • SHISH administron dokumentacion në formë elektronike, fizike. Pavarësisht formës së dokumentacionit ky informacion klasifikohet “Sekret shtetëror”, kur ekspozimi i paautorizuar i të cilit mund të rrezikojë sigurimin kombëtar. Ky informacion pavarësisht formës është nën kontrollin e shtetit.

    Në zbatim të nenit 10 të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, përjashtohet nga detyrimet që kërkojnë publikimin e metodave të punës dhe të burimeve të informacionit, të informacionit të klasifikuar, të strukturave, të funksioneve, të emrave, të titujve zyrtarë, të pagave e të numrit të personelit.

    Gjithashtu në zbatim të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, i ndryshuar; shkelja e rregullave për administrimin, ruajtjen, nxjerrjen e asgjësimin e informacionit të klasifikuar "sekret shtetëror" dënohet sipas ligjeve në fuqi.

  • Regjistri i Kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar (sipas Modelit të Regjistrit të miratuar nga Komisioneri)
  • REGJISTRI I KËRKESAVE DHE I PËRGJIGJEVE VITI 2021 Kliko ketu...

    REGJISTRI I KËRKESAVE DHE I PËRGJIGJEVE VITI 2020 Kliko ketu...

    REGJISTRI I KËRKESAVE DHE I PËRGJIGJEVE VITI 2019 Kliko ketu...

    REGJISTRI I KËRKESAVE DHE I PËRGJIGJEVE VITI 2018 Kliko ketu...

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AP
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
  • Procedura e ankimimit
  • Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AP që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat    dhe përgjigjet
  • SHISH nuk aplikon ndihma shoqërore/subvencione për të tretët.

    Për sa i përket Mbrojtjes Shoqërore, SHISH aplikon trajtime/ ndihma financiare punonjësve, ish punonjësve apo familjarëve të tyre nëse punonjësi vdes. Këto lloje trajtimesh rregullohen në mënyrë të hollësishme në ligjin nr. 9357, datë 17.3.2005 “Për Statusin e Punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 109/2018 “Për Statusin e Dëshmorit të Atdheut”

    Sipas legjislacionit të mësipërm, ndihma financiare konsiston në rastet e mëposhtme:

    • Kur bashkëshortja/bashkëshorti humbet vendin e punës, për shkak të emërimit ose transferimit në detyrë jashtë vendbanimit të përhershëm të punonjësit, këtij të fundit i jepet një shtesë page në masën dhe sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. Paga e papunësisë jepet në emër të bashkëshortes /bashkëshortit.
    • Koha e qëndrimit pa punë e bashkëshortes/bashkëshortit të punonjësit, për një periudhë deri në 7 vjet, njihet si vjetërsi sigurimi, për efekt përfitimi pensioni pleqërie.
    • Bashkëshortja/bashkëshorti i punonjësit e përfiton pagën e papunësisë edhe për periudhën kur punonjësi nxirret në lirim ose vdes.

    Gjithashtu punonjësit të SHISH i jepet ndihmë financiare edhe në rastet e sëmundjeve, fatkeqësie dhe vdekjeje.

    • Kur punonjësi në detyrë i SHISH-it vdes, sëmuret rëndë e për një kohë të gjatë, të vërtetuar me raport mjekësor, ose pëson dëmtime të rënda të pronës, si rezultat i një fatkeqësie natyrore, familjes ose atij i jepet ndihmë financiare e menjëhershme në masën deri në 6 paga mujore
    • Kur punonjësi i SHISH në detyrë, në lirim ose në pension vdes, shërbimi organizon ceremoninë e rastit dhe ndihmon që punonjësi të varroset ku dëshiron familja.
    • Punonjësit të SHISH-it i jepet ndihmë financiare e menjëhershme në masën deri në 3 paga mujore, kur njëri nga familjarët në ngarkim të tij është i sëmurë rëndë dhe për një kohë të gjatë ose vdes.
    • Kur kursanti vdes gjatë kohës së trajnimit, familjes i jepet një ndihmë financiare e menjëhershme në masën deri në 4 paga mujore.
    • Si dhe trajtimin financiar kur përfiton statusin e dëshmorit të Atdheut.
  • Njoftime të ndryshme
  • Mesazhe të Drejtorit
    Njoftime për shtyp
    Njoftime për ankand publik
    Njoftime punësimi

  • Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
  • • Më së shpeshti në SHISH kërkohet informacion mbi punësimin dhe procedurën që ndiqet. Të punosh në Shërbimin Informativ të Shtetit, është përgjegjësi e madhe dhe, mbi të gjitha, sfidë “intelektuale”. Kërkohet që të vësh inteligjencën në shërbim të zgjidhjes së problemeve komplekse, duke thyer barrierat e brendshme, me qëllim kuptimin e realitetit, gjithnjë në ndryshim, në të cilin jetojmë.

    NJOFTIME PËR PROCEDURAT E REKRUTIMIT/PRANIMIT NË SHISH;

    • Për t’u pranuar në Shërbimin Informativ të Shtetit, personi duhet të plotësojë këto kërkesa:
    a) të jetë shtetas shqiptar;
    b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    c) të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
    ç) të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi.
    • Personat, që punësohen në Shërbimin Informativ të Shtetit, krahas kërkesave të përgjithshme, duhet të plotësojnë kushtin e sigurisë dhe disa kërkesa të veçanta, për punë të veçantë. Verifikimi i kushtit të sigurisë zbatohet ndaj personit, i cili kërkon të punësohet në SHISH, si dhe për lidhjet e tij me personat e familjes ose jashtë saj.
    • Personat që nuk plotësojnë kushtin e sigurisë, nuk mund të lidhin marrëdhënie pune me SHISH.
    • Punonjësit e rinj rekrutohen në bazë të nevojave për vendet e lira dhe planet e punësimit. SHISH-i merr kërkesa dhe aplikime për punë gjatë gjithë vitit nga kandidatë të interesuar, por bashkëpunon edhe me institucione të tjera për të përmbushur nevojat e tij. Procedurat e pranimit në SHISH bazohen në ligjin nr.9357, datë 17.03.2005 “Për statusin e punonjësit të SHISH”, i ndryshuar, si dhe aktet normative të brendshme, të miratuara nga Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.
    • Pranimi me konkurrim të hapur në SHISH, bëhet nëpërmjet shpalljes së vendit të lirë të punës dhe botohet në faqen zyrtare të internetit, të pakën 30 ditë para datës së konkursit.
    • Pranimi kalon në fazat e shqyrtimit dhe të verifikimit paraprak të dokumentacionit, të testimit me shkrim dhe të intervistës me gojë. Aplikantët e interesuar për të filluar punë në SHISH, pas shpalljes në faqen zyrtare të Internetit të SHISH-it, duhet të plotësojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
    a) Kërkesë personale;
    b) CV (përfshirë adresën e saktë të banimit, si dhe numrin e telefonit);
    c) Fotokopje e letërnjoftimit;
    d) Certifikatë familjare;
    e) Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë dhe e listës së notave;
    f) Raport mjeko-ligjor;
    g) Vërtetim nga Gjykata e rrethit përkatës;
    h) Vërtetim nga Prokuroria e rrethit përkatës;
    i) Vërtetim nga Zyra Përmbarimore e rrethit përkatës;
    j) Certifikatë për gjuhën e huaj nga Fakultetet e Gjuhëve të Huaja;
    k) Certifikatë për njohjen dhe përdorimin e kompjuterit;
    l) Certifikatë trajnimesh në sferat përkatëse;
    m) Vlerësim pune nga punëdhënësit e mëparshëm;
    n) Fotokopje të librezës së punës;
    o) Fotografi dokumentesh 6x4, copë 4;
    p) Fotografi 9x12, copë 2
    • Dokumentacioni i mësipërm dorëzohet me postë pranë Zyrës së informacionit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Tiranë ose në drejtoritë në rrethe, brenda afatit të njoftuar. Procedura e konkurrimit kalon në disa faza. Së pari, bëhet përzgjedhja në bazë të dokumenteve, e cila konsiston në verifikimin nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpallje. Në fazën e dytë, zhvillohet testimi me shkrim.
    • Më pas, zhvillohet intervista me gojë e kandidatëve të përzgjedhur në fazën e dytë. Në Përfundim të testimit, Shërbimi i kërkon aplikantit fitues të paraqitet pranë SHISH-it për të plotësuar dhe nënshkruar formularët e Vetëdeklarimit / Aplikimit për punësim / Verifikimit të Kushtit të Sigurisë.
    • Pasi shqyrtohet ky dokumentacion, aplikanti fitues njoftohet nga Njësia e Administrimit të Burimeve Njerëzore. Aplikanti fitues, i cili përmbush Kushtin e sigurisë, i nënshtrohet një kursi trajnimi bazë të inspektorit në SHISH.
    • Pas përfundimit me sukses të këtij trajnimi, kursanti i SHISH-it, në ceremoninë e diplomimit, kryen aktin solemn të betimit sipas formulës së miratuar. Aplikantit fitues më pas plotëson dhe nënshkruan formularët e Vetëdeklarimit / Aplikimit për punësim / Verifikimit të Kushtit të Sigurisë.
    • Pasi shqyrtohet ky dokumentacion, aplikanti fitues njoftohet nga Njësia e Administrimit të Burimeve Njerëzore.

  • Raporte
  • Raporti Vjetor 2018;
    Raporti Vjetor 2019;

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

Në përputhje me nenin 5, 6 dhe 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur rishikimi i Programit të Transparencës për Shërbimin Informativ të Shtetit, sipas modelit të programit të transparencës të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me urdhërin nr.187, datë 18.12.2020 “Për miratimin e Programit të Transparencës”. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së SHISH në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës SHISH ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. SHISH do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Shërbimit Informativ të Shtetit, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare ëëë.shish.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e SHISH është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së SHISH, janë:

1. “E drejta për informim” është një e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, por kufizimi i çdo të drejte, përfshirë edhe të drejtën për informim, mund të bëhet vetëm sipas kritereve të parashikuara në nenin 17 dhe 35 të Kushtetutës.

2. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar.

3. Siguria Kombëtare është arsye bazë për kufizimin e të drejtës për t'u informuar, e përcaktuar kjo në nenin 10 të KEDNJ. SHISH është organ informativ në funksion të sigurimit kombëtar, që vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar.

4. Kanë të drejtë të njihen, të ruajnë, të administrojnë e të transferojnë informacion të klasifikuar vetëm individët që:

a) sigurojnë të drejtën e njohjes nga titullari i institucionit ose Oficeri i Sigurimit Industrial i Kontraktorit për shkak të detyrës që kryejnë;

b) kanë zotësi të plotë për të vepruar;

c) janë të brifuar më parë për njohjen e procedurave të sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe të përgjegjësive individuale për shkeljet e sigurisë;

d) janë të pajisur me CSP, me përjashtim të rasteve për njohjen me informacionin e klasifikuar në nivelin “I kufizuar”.

5. E drejta e informimit nuk refuzohet automatikisht kur informacioni i kërkuar gjendet në dokumente të klasifikuara “sekret shtetëror”. Në këtë rast, autoriteti publik, të cilit i është dërguar kërkesa për informim, fillon menjëherë procedurën e rishikimit të klasifikimit pranë autoritetit publik që ka urdhëruar klasifikimin, sipas ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar. Autoriteti publik njofton menjëherë kërkuesin për fillimin e procedurës për rishikimin e klasifikimit, sipas ligjit, dhe vendos shtyrjen e afatit për dhënien e informacionit brenda 30 ditëve pune. Në çdo rast, vendimi për trajtimin ose jo të kërkesës për informim merret dhe arsyetohet në bazë të kritereve të këtij neni.

Në zbatim të këtij neni dhe Urdhrit të Drejtorit të SHISH nr.23-132, datë 31.5.2018 “Për Ngritjen e Komisionit për Deklasifikimin dhe Zhvlerësimin e Informacionit të Klasifikuar “Sekret Shtetëror” në Shërbimin Informativ të Shtetit”, në SHISH mblidhet Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit mbështetur në ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar, VKM nr.662, datë 15.11.2017 “Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror””, si dhe udhëzimit të DSIK nr.99, datë 13.4.2018 “Për zbatimin e VKM nr.662, datë 15.11.2017 “Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror””, Urdhrit nr.21-145, datë 29.09.2016 të Drejtorit të SHISH “Për listën e dokumenteve të klasifikuara “sekret shtetëror” në Shërbimin Informativ të Shtetit” i cili merr në shqyrtim kur informacioni i kërkuar gjendet në dokumente të klasifikuara “sekret shtetëror”, duke vendosur për deklasifikimin ose jo të informacionit të kërkuar. Brenda afatit ligjor të përcaktuar në nenin 12 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, SHISH kthen përgjigje kërkuesit të këtij informacioni.


Programi i Transparencës së SHISH, miratuar me urdhrin nr.26-19, datë 23.03.2021