Deklasifikohet pjesërisht informacioni i mëposhtëm:
-Informacioni Nr. 32/8 prot., datë 06.04.2022, me lëndë "Informacion", kopje e vetme, i klasifikuar "sekret shtetëror", niveli i klasifikimit "sekret", 2 (dy) faqe , administruar nga DASBNJ.
-Informacioni Nr. 32/9 prot., datë 06.04.2022, me lëndë "Informacion", kopje e vetme, i klasifikuar "sekret shtetëror", niveli i klasifikimit "sekret", 1 (një) faqe , administruar nga DASBNJ.
-Relacion Nr. 32/15 prot., datë 15.04.2022, me lëndë "Relacion mbi verifikimet e kryera mbi dyshimet për shkelje të akteve normative nga punonjësi ...", kopje e vetme, i klasifikuar "sekret shtetëror", niveli i klasifikimit "sekret", 11 (njëmbëdhjetë) faqe, administruar nga DASBNJ.
-Formular Model KS5, “Për dalje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” datë miratimi 11.07.2021, me nivelin e klasifikimit “Konfidencial”, kopje e vetme, 2 (dy) fletë.
-Formular Model KS5, “Për dalje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” datë miratimi 04.08.2021, me nivelin e klasifikimit “Konfidencial”, kopje e vetme, 2 (dy) fletë.
-Vendim nr.42/4 prot., datë 19.12.2019 i Komisionit të Disiplinës me nivel klasifikimi “sekret”, që ka të bëjë me vendimin e Komisionit Disiplinës për masën disiplinore “Përjashtim nga Shërbimi”.
-Shkresa nr.42/6 prot., datë 20.12.2019 e Komisionit të Disiplinës me lëndë “ Raport mbi shqyrtimin e Komisionit të Disiplinës për shkeljen disiplinore të kryer nga punonjësi Edmond Abedinaj”, me nivel klasifikimi “sekret”.
-Shkresa nr.42/7 prot., datë 24.12.2019, e Komisionit të Disiplinës me lëndë “Mbi vendimin e Drejtorit të SHISH-it, për masën disiplinore të punonjësit Edmond Abedinaj”, me nivel klasifikimi “sekret”, në të cilën shprehet dakordësia e Drejtorit të SHISH mbi propozimin e Komisionit Disiplinor.
-Raport Vlerësimi nr. 75/6, datë 25.09.2019 “Mbi kundërshtimin administrativ të përcjellë nga punonjësi Edmond Abedinaj, me detyrë ndihmës inspektor”, me nivel klasifikimi “Sekret”.
-Raport Vlerësimi nr. 84/3, datë 12.11.2019 “Mbi kërkesën ankimore të punonjësit Edmond Abedinaj, lidhur me vlerësimin 9 mujor të punës”, me nivel klasifikimi “Sekret”.
-Raport Vlerësimi nr.101/2, datë 31.12.2019 “Mbi vlerësimin vjetor të punës së punonjësit”, me nivel klasifikimi “Sekret”.
-Shkresa nr.414 prot, datë 22.11.2019, me lëndë: “Informacion mbi dhënie mase disiplinore për n/inspektor (roje) Edmond Abedinaj”, e DSO, me nivel klasifikimi “Sekret”, që evidenton shkeljet e kryera gjatë detyrës nga z. Edmond Abedinaj
-Urdhri nr.18-138, datë 21.05.2012 i Drejtorit të SHISH “Për emërim në detyrë”, të z. Edmond Abedinaj, niveli i klasifikimit “sekret”, afati i klasifikimit 35 vjet, 1 (një) faqe.
-Urdhri nr. 226/2, datë 29.05.2014, “Për dhënie mase disiplinore”, “Vërejtje me paralajmërim”, niveli i klasifikimit “sekret”, afati i klasifikimit 10 vjet, 1(një) faqe.
-Urdhri nr.461/1, datë 29.08.2016, “Për dhënie masë disiplinore”, “Vërejtje me shkrim”, niveli i klasifikimit “sekret”, afati i klasifikimit 10 vjet, 1 (një) faqe.
-Vendimi i Komisionit të Disiplinës në SHISH nr. 17/1, datë 16.09.2016, niveli i klasifikimit “sekret”, afati i ruajtjes së klasifikimit 5 vjet, 1 (një) faqe.
-Shkresë e Komisionit të Disiplinës në SHISH nr. 16/7, datë 23.09.2016, “Mbi Vendimin e Drejtorit të SHISH-it për masën disiplinore të z. Edmond Abedinaj”, niveli i klasifikimit “sekret”, afati i ruajtjes së klasifikimit 5 vjet, 1 (një) faqe.
-Vendimi i Komisionit të Disiplinës në SHISH nr. 37/4, datë 15.08.2019, niveli i klasifikimit “sekret”, afati i ruajtjes së klasifikimit 5 vjet, 2 (dy) fletë.
-Shkresë e Komisionit të Disiplinës në SHISH nr. 37/7, datë 28.08.2018, me lëndë “Mbi Vendimin e Drejtorit të SHISH-it për masën disiplinore të punonjësit Edmond Abedinaj”, niveli i klasifikimit “sekret”, afati i ruajtjes së klasifikimit 5 vjet, 1 (një) faqe.
-Urdhri nr. 414/1, datë 22.11.2019, “Për dhënie mase disiplinore”, “Vërejtje me shkrim” ndaj z. Edmond Abedinaj. niveli i klasifikimit “sekret”, afati i ruajtjes së klasifikimit 5 vjet, 1 (një) faqe.
-Urdhri nr. 25-536, datë 30.09.2019, i Drejtorit të SHISH “Për lirim nga detyra dhe emërim në detyrë tjetër”, niveli i klasifikimit “sekret”, afati i klasifikimit 35 vjet, 1 (një) faqe.
-Urdhri nr. 19-1107, datë 06.09.2013 i Drejtorit të SHISH “Për zhvillimin e Kursit të Përgatitjes Informative dhe formimit bazë profesional për Inspektor të Linjës Informative”, niveli i klasifikimit “sekret”, afati i klasifikimit 10 vjet, 2 (dy) fletë.
-Shkresa me lëndë “Sqarime për Degën e DSP”, administruar në njësinë e Sigurisë së Personelit, me nr.541/130 prot., datë 20.06.2017, me nivel klasifikimi “sekret”.
-Shkresa me lëndë “Informacion”, prodhuar në njësinë e Sigurisë së Personelit, me nr.263/50 prot., datë 30.10.2017, niveli i klasifikimit “Sekret”.
-Aplikim për punësim, model KS2, datë 20.12.2018, niveli i klasifikimit “Konfidencial”, administruar në Drejtorinë e Administrimit dhe Sigurisë së Burimeve Njerëzore.
-Urdhri nr. 08-672, datë 13.12.2002 “Për nxjerrjen në lirim të një n/oficeri”, me nivel klasifikimi “sekret”, administruar në Drejtorinë e Administrimit dhe Sigurisë së Burimeve Njerëzore.
-Informacion Nr. 100/3, prot., datë 22.06.2018, i klasifikuar “sekret shtetëror”, niveli i klasifikimit “Sekret”, administruar në Drejtorinë e Administrimit dhe Sigurisë së Burimeve Njerëzore.
-Informacion Nr. 612/5 prot., datë 28.08.2020, i klasifikuar “sekret shtetëror”, niveli i klasifikimit “Sekret”, administruar në Drejtorinë e Administrimit dhe Sigurisë së Burimeve Njerëzore.
-Proces - Verbal Nr. 612/34, datë 19.10.2020, i klasifikuar “sekret shtetëror”, niveli i klasifikimit “Sekret”, administruar në Drejtorinë e Administrimit dhe Sigurisë së Burimeve Njerëzore.
DORËZIMI I DOKUMENTEVE TË ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT NË ARKIVIN SHTETËROR
Në korrik 2017, SHISH–i dorëzoi tek Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), të gjithë fondin arkivor që i përkiste periudhës nga 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991, pavarësisht nga data e grumbullimit të tyre në arkiv. Në këtë fond arkivor përfshihen dosje personash apo çështjesh, dosje të rëndësisë së veçantë, dosje agjenturore, dosje të tjera operative, fashikuj të ndryshëm, regjistra, procesverbale, statistika, kartela, libra, studime, tema, etj.

SHISH-i ka kryer një punë voluminoze për kategorizimin e këtyre materialeve. Përmasa e këtyre përpjekjeve ilustrohet nga fakti se janë dorëzuar mbi 100 dosarë, mbi 52 000 dosje dhe mbi 5 400 fashikuj. Çdo dosar ka dosje më vete dhe çdo dosje është e ndarë në volume. Ky dorëzim është kryer në zbatim të:
- Ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
- Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 98, datë 15.2.2017 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit nën administrim e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të materialeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit, që gjenden në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shërbimin informativ të Shtetit dhe në autoritetet e tjera publike”;
- Urdhrit të përbashkët mbi dorëzimin e dokumentacionit të Ish-Sigurimit të Shtetit, (qershor 2017) ndërmjet SHISH-it dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Dorëzimi është pjesë e përpjekjeve të SHISH-it për ta bërë këtë material arkivor të vlefshëm edhe për studiuesit apo për publikun, me qëllim njohjen sa më mirë të kësaj periudhe historike. Konsultimi me këto materiale bëhet sipas rregullave të caktuara për materialet e klasifikuara dhe për përdorimin e të dhënave personale.