Profili i punonjësit
Ndershmëria, besueshmëria, përgjegjshmëria dhe korrektësia, janë thelbësore në ndërtimin e marrëdhënieve me detyrën dhe komunitetin në të cilin punojmë.
Integriteti profesional dhe personal, janë bazat tona.
Përkushtimi dhe vendosmëria, janë të rëndësishëm për përballimin e të gjitha vështirësive që hasen gjatë punës.
Inovacioni dhe fleksibiliteti, dinamizmi dhe iniciativa, çojnë përpara ambiciet dhe synimet tona.
Aftësitë komunikuese janë çelësi i punës sonë në marrëdhënie me njerëzit.