Menu:

Te Reja:

Shtator, 2008:
-

Korrik,, 2008:
-

Djetor, 2007:
96 Vjetori i SHISH

Qershor, 2006:
SEEIC MEC meeting

»

PËRSHENDETJE E DREJTORIT TË SHISH


z. Bahri Shaqiri

Mireseardhët në faqen e internetit të SHISH.

SHISH është institucion qëndror i ngritur me Ligjin Nr.8391, datë 28.10.1998 “ PER SHERBIMIN INFORMATIV KOMBETAR i ndryshuar me ligjin Nr.8479, datë 29.4.1999 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8391” datë 28.10.1998 "PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR" dhe ka për mision mbrojtjen e Rendit Kushtetues, Sigurisë dhe Interesave Kombëtare të Republikës së Shqipërise dhe qytetarëve të saj.

Me këtë faqe interneti Shërbimi ynë hap dritaren e mundësisë së komunikimit të drejpërdrejtë dhe të ndërsjelltë me Publikun me qëllim që të njiheni me historikun, bazën ligjore, fushat e veprimtarisë së SHISH.

Kjo faqe interneti do të përcjelle tek ju imazhin e vërtetë të SHISH-it duke rivendosur dhe forcuar besimin e publikut në një shërbim informativ të paanshëm, profesional dhe demokratik, një shërbim i perceptuar në shërbim të interesave kombëtare, i lirë nga ndërhyrjet politike dhe i drejtuar nga një hierarki e përgatitur dhe përgjegjëse për fatet e demokracisë në Shqipëri.

Kjo faqe interneti sa është faqja e SHISH po dhe aq është edhe faqja e juaj.

Duke ju falenderuar, ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në faqen tonë të internetit dhe bashkëbisedim të frytshëm.