Shtator, 2008:
-
Korrik,, 2008:
-
Djetor, 2007:
96 Vjetori i SHISH
Qershor, 2006:
SEEIC MEC meeting
Mbikqyrja e SHISH-it.
Në demokracitë e sotme, veprimtaria e Agjensive Informative dhe të Sigurisë është nën një mbikqyrje konstante posacërisht për mbrojtjen dhe respektimin e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore të tij.Duke qënë se Shqipëria është anëtare e Komunitetit të Botës Demokratike, veprimtaria e SHISH është nën një mbikqyrje të rreptë të shumë institucioneve.
Në realizimin e detyrave të tij, SHISH mbikqyret nga Kuvendi ( në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo me anë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe Mbrojtjes), nga Qeveria dhe organet e mbikqyrjes së zbatimit të ligjshmërisë.
Mbikqyrja parlamentare ushtrohet nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky Komision ka fuqi të mëdha për të mbikqyrur zbatimin e formave të punës dhe veprimtarisë së SHISH nëse ka të dhëna për abuzime të përdorimit të jashtëligjshëm të tyre.
Mbikqyrja Ligjore ushtrohet nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës që autorizon dhe kontrollon ligjësimin e disa formave të mbledhjes se informacionit.
Drejtori i SHISH i raporton komisionit të paktën një herë në vit.
Qeveria e kryen mbikqyrjen e SHISH duke ndjekur aktivitetet e SHISH dhe rezultatet e punës së tij. Drejtori i SHISH raporton edhe në Këshillin e Ministrave, sipas përcaktimit të Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave emëron një Inspektor të Përgjithshëm përgjegjës për kryerjen e inspektimeve në veprimet e SHISH-it. Inspektori i përgjithshëm i raporton drejtpërsëdrejti Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe është nën vartësinë e kryetarit të SHISH-it. Inspektori i përgjithshëm ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi veprimtarinë e SHISH-it. Inspektori i përgjithshëm informon Drejtorin e SHISH-it për shkeljet e ligjit dhe për probleme të tjera serioze që mund të hasen në veprimtarinë e SHISH-it, rekomandon veprime korrigjuese dhe merr përsipër mbrojtjen e informacionit të klasifikuar gjatë përgatitjes së raportit.