Menu:

Te Reja:

Shtator, 2008:
-

Korrik,, 2008:
-

Djetor, 2007:
96 Vjetori i SHISH

Qershor, 2006:
SEEIC MEC meeting

»

Biografi

z. Ylli Alushi

Ylli Alushi ka lindur më datë  29 gusht 1956 në Skrapar të Republikës së Shqipërisë.

Ai ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Tiranës në vitin 1980 ku është titulluar oficer, ndërsa në periudhën 1984-1984 ka mbaruar studimet për Kundërzbulim po në këtë Akademi ushtarake.

Në vitin 1999 ai përfundon edhe studimet në Fakultetin e Drejtësisë. Nga viti 1980 deri në vitin 1991 ai ka pasur një karrierrë të pasur ushtarake duke punuar në sektorë të ndryshëm të ushtrisë. Në vitin 1991 ai i futet rrugës së shoqërisë civile duke punuar me Kryqin e Kuq Shqiptar si Shef i Marrëdhënieve me Jashtë.

Nga viti 1992 deri në vitin 1996 ai punon në Shërbimin Informativ të Ushtrisë duke kryer detyra me rëndësi. Nga viti 1996 deri në vitin 2002 ai kryeson sektorë të rëndësishëm në Kryqin e Kuq shqiptar.

Qysh prej vitit 2003, me një dekret të Presidentit të Republikës, ai emërohet Zv.Drejtor i SHISH.

Në mars 2004 z. Alushi ka marrë titullin Avokat, akorduar nga Dhoma e Avoketëve Tiranë.

Në 2009 kryen studimet master në Universitetin e Europës Juglindore-Tetove me temë: Terrorizmi ndërkombëtar- një nga sfidat globale”

Z. Alushi njeh dhe flet mjaft mirë gjuhët anglisht, frëngjisht, italisht dhe Serbokroatisht.

Ai është i martuar dhe baba i dy vajzave.