Shtator, 2008:
-
Korrik,, 2008:
-
Djetor, 2007:
96 Vjetori i SHISH
Qershor, 2006:
SEEIC MEC meeting
Cili është SHISH?
Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) është institucion qendror, që varet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave. Ai është krijuar sipas parimit të njohur që një vend ka nevojë për një organizëm efektiv, profesional dhe të aftë të furnizojë me inteligjencë organizmat dhe figurat shtetërore të ngarkuara me Ligj, në funksion të vendim-marrjes politike dhe të sigurimit kombëtar.
Duke synuar përmbushjen e këtij detyrimi kushtetues dhe ruajtjen e Sigurisë dhe interesave kombëtare, politike e ekonomike, SHISH siguron inteligjencë nga jashtë e brenda Shqipërisë.
Shërbimi Informativ Kombëtar nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor. Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së këtij organi.
Organizimi i strukturave të SHISH përputhet me kërkesat e përmbushjes së misionit të saj.
Prioritetet e SHISH përcaktohen nga Qeveria duke u bazuar edhe
në Dokumentin e Strategjisë Kombëtare.
Bazuar në normat e Shërbimeve moderne dhe demokratike, veprimtaria informative e SHISH mbikqyret nga ana e legjislativit, ekzekutivit dhe organeve të mbikqyrjes së ligjshmërisë.
Shërbimi Informativ Kombëtar është organ i depolitizuar. Punonjësit e tij detyrohen të nënshkruajnë e të zbatojnë deklaratën e departizimit.
Hyrja dhe pjesmarrja e Shqipërisë në proceset e globalizimit modern, roli i saj aktiv në planin rajonal dhe evropian si edhe përballja e saj me kërcënimet e sotme si krimi i organizuar, trafiqet e terrorizmi, janë sfidat të cilat SHISH duhet ti fitojë me siguri.